Besnik Mustafaj

Besnik Mustafaj

Besnik Mustafaj ka lindur në Bajram Curr, në 1958. Ai njihet si poet, novelist dhe diplomat bashkëkohor. Ka studiuar Frëngjisht në fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetit të Tiranës. Nga viti 1992 deri në vitin 1997 ka shërbyer si Ambasadori Shqiptar në Francë ndërsa në vjeshtë të 2005 u emërua Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Mustafaj njihet si autori i:
- katër përmbledhjeve me poezi - Motive të gëzuara (Tiranë 1978); Fytyrë burri (Tiranë 1987); Legjenda e lindjes sime (2005)...
- përmbledhjeve me ese dhe studime - ndër të cilat ja vlen të përmenden: Fletorja reservat: shënime jashtë valixhes diplomatike (Prishtinë 1995); Midis krimeve dhe mirazheve: (ese - Tiranë 1999).
- librave për fëmijë
- pesë prozave - Vera pa kthim (Tiranë 1989); Gjinkallat e vapës (Tiranë 1994); Një sagë e vogël (Tiranë 1995); Daullja prej letre (Tiranë 1996); Boshti(Tiranë 1998). Me novelën 'Boshti' ai ka fituar dhe çmimin 'Medicis' në Francë më 1999.
- etj

Disa prej krijimeve të tij janë përkthyer në Frëngjisht, Gjermanisht dhe Bullgarisht.

 

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama